


Reborn Experience krijon një përjetim magjik, që ju të rigjeneroheni dhe gjithashtu transformoheni në versionin tuaj më të lartë.
Në një eksperiencë që prek TRUPIN, MËNDJEN, EMOCIONET dhe SHPIRTIN tënd.
Në një mënyrë që zgjon Brilancën tënde UNIKE, dhe në një KOMUNITET që të kupton, suporton, dhe çon ty më lart.
Dhe e gjitha kjo, në një destinacion që ushqen shpirtin dhe trupin , i rrethuar nga energjia shëruese e detit të kristaltë të Jonit, dhe fuqisë stabilizuese tokësore të fushës dhe malit.
  IMPAKT është një eksperiencë e proceseve energjike të larta, të mënçurisë së thellë, meditimeve për të çliruar çfarë nuk duhet të jetë më me ty, dhe e aktivizimit të kodeve gjenetike dhe të manualit tënd unik njerëzor. 
Një hapësirë ku shkruan historinë tënde personale të vërtetë.


Merr kohën të rigjenerohesh dhe njohësh veten thellësisht me 
Manualin Njerëzor dhe Kodin tënd Gjenetik.
IMPAKT do të lidhë ty me veten tënde më të vërtetë, në mënyrë që ti të përqafosh dhe shprehësh fuqinë tënde më të lartë, dhe me konfidencë të jetosh jetën e destinuar për ty. Bazuar në kodin tënd gjenetik, ti do krijosh një manifest të jetës dhe karrierës tënde.
IMPAKT është një retreat shumë i vecantë, është një laborator i krijimit të biznesit apo impaktit tënd.
Mezi presim që TI të lexosh këtë ftesë dhe të na thuash nëse Keidi dhe unë do të kemi nderin të perqafojmë TY nga afër dhe drejtojmë transformimin tënd.

CLIRIME TË THELLA
Retreat është dizenjuar që ti të perjetosh çlirime të thella të gjurmëve të së kaluarës, dhe kufizimeve që të mbajnë ty larg versionit tënd më të mirë.

PLANI YT I JETËS DHE BIZNESIT
Ti do mësosh një modalitet shërimi, të krijuar nga Keidi, të cilin do e perdorësh per veten dhe njerëzit e tjerë që dëshiron të ndihmosh.

LINDJA E DREJTUESVE
Ne besojmë që çdo njeri është një drejtues i jetës së tij.
Qëllimi i Retreat është që të zgjojë mjeshtërinë tënde të lartë dhe unike.

4 NIVELE TRANSFORMIMI
Transformimi i vërtetë përfshin të 4 aspektet:
1. Fuqizim Fizik
2. Fleksibilitet Emocional
3. Krijimtari Mendore
4. Fuqi Shpirtërore
IMPAKT do të ndihmojë ty të integrosh 5 nivelet e Krijimit në jetën tënde, në mënyrë që ti të jetosh jetën që është dezinjuar për ty.
Kodin Tuaj Gjenetik
Sensasionet e Trupit / Ri-orientim
Ndërgjegjshmëri Emocionale
Inteligjencën Intuitive
Lidhjen Hyjnore
Mënyra më e mirë për të integruar këto nivele, është të qënurit plotësisht i larguar nga zhurma dhe aktivitetet e përditshme, në një qetësi të plotë me veten dhe senset e tua brëndshme, për të arritur harmonizim të plotë të mendjes me zemrën.
I rrethuar nga njerez që janë meditues, shërues, mendimtarë të mëncur, suportues të Tokës së Re dhe dashurisë së lartë njerëzore.
I drejtuar nga 2 mentore të trajnuara dhe liçensuara për 15 vjet në fushën e potencialit të plotë njerëzor.


Ti ke lindur të përjetosh gëzimin e jetës. Dhe celesi i atij gëzimi është të jetosh në perputhje me manualin tënd njerëzor.
Në IMPAKT Retreat, ti do krijosh hartën e jetës dhe karrierës tënde. Ti fiton qartësi, konfidencë dhe vetëdije për një jetë të re.
Ti bëhesh një suport i lartë për TOKËN e RE.
Dhe TOKA e RE bëhet një suport i lartë për TY.
Në IMPAKT RETREAT ti do shijosh mënyrën si jetohet në një komunitet që njeh dhe respekton 
unikalitetin e secilit.
IMPAKT është Pergjigja për ju, nëse:
Në jetë je ndjerë ose ndihesh që ke qenë ndryshe nga të tjerët, ndoshta i vetmuar, ndoshta konfuz dhe i pakuptuar.
Nëse ndjen që brenda teje gjithmonë ke patur inspirime dhe idera të veçanta, por nuk ke arritur ti identifikosh dhe krijosh ato.
Nëse ndjen që gjëndja fizike e trupit tënd nuk suporton iderat dhe punën tënde.
Nëse dëshiron të pajisesh me strategji dhe menyra për të menaxhuar mëndjen dhe jetën tënde dhe të të tjerëve.
Nëse ndjen që je gjithmonë në ndihmë dhe drejtim të njerëzve përqark teje, dhe kërkon mjeshtëri emocionale dhe mendore.
Nëse dëshiron të fuqizohesh shpirtërisht, dhe në një komunitet ku do ndjesh dashurinë dhe dhembshurinë më të lartë.
Diana është një mastercoach e NLP dhe Hypnoterapy, një eksperte e lartë e Manualit Njerëzor/Human Design, medituese, folëse dhe drejtuese e ndryshimit global.
Pas 33 viteve suksesi në botën e korporatës, përfshirë konsulencën financiare, të leadershipit, dhe ekselencës, ajo u shkeput plotësisht nga ajo botë, dhe iu pergjigj thirrjes së shpirtit të saj për të ndihmuar njerëzimin në arritjen e potencialit të tyre unik dhe rritjen e vetëdijes në planet. Kur ajo zbuloi Human Design, ajo gjeti nje kombinim perfekt midis llogjikës dhe magjisë njerëzore.
Misioni personal i Dianës është të ndihmojë njerëzit të gjejnë një kuptim më të lartë të qëllimit në jetë, duke kuptuar talentet e tyre unike, dhe liruar rezistencën dhe kondicionimin që i mban ata larg nga kush janë dizenjuar të jenë.
Pasioni i saj është të krijojë lidhjen midis shkencës dhe spiritualitetit, dhe të sjellë inovacion në mënyrën e shëndetshme dhe të sukseshme të jetës.



Keidi është një keshilluese shëndeti dhe një mentore ekzekutive. Si një mastertrainer e Neuro-Languistic Programming, Hypnoterapy, Time Line Therapy dhe Shkencën e Nutricionit, Keidi sjell metodat dhe aftësitë inovuese, për të krijuar një realitet të ri personal dhe kolektiv të jetesës dhe shëndetit në Tokë .
Si nje mentore Spirituale dhe sheruese, ajo ofron metodat transformuese te Duarve te Larta Sheruese, Mjekesine Alternative, Reiki dhe modalitete te tjera Kuantike dhe Hyjnore.
Keidi përdor intuiten e saj të zhvilluar në një mënyrë të thjeshtë, për të suportuar shkencën e zhvillimit personal dhe aftësuar njerëzit të jetojnë një jetë plot mrekullira.
Në 10 vitet e fundit Diana dhe Keidi kanë qenë në kërkim të mënyrës më efektive për të suportuar njerëzit, përmes procesit Reborn, që ju të perputheni me shprehjen më të lartë të versionit tuaj unik.
Fokus: Mbërritja, vendosja në energji, hapja e zemrës dhe trupit.
Fokus: Lidhje me trupin, ndjeshmëri, lëshim tensioni dhe dëgjim i sinjaleve trupore.
Fokus: Zbulimi i historive të brendshme, puna me hijet dhe narrativat që na frenojnë.
Fokus: Dëgjimi i thirrjes së shpirtit përmes Human Design & Gene Keys.
Fokus: Qetësim, përthithje e përvojës, finalizimi i planit dhe tokëzim i transformimit.
Fokus: Ceremonia e kompletimit, mirënjohje dhe rikthim i fuqizuar në jetën e përditshme.






























Unë, Keidi dhe skuadra Reborn mezi presim të jemi së bashku në një eksperiencë brilante!
